Shkaku i mospjesëmarrjes është ndarja e çmimit Nobel për Letërsi shkrimtarit austriak Peter Hank

Shkaku i mospjesëmarrjes është ndarja e çmimit Nobel për Letërsi shkrimtarit austriak Peter Hank

Pas Kosovës edhe Shqipëria ka bojkotuar ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për letërsi që do të mbahet më 10 dhjetor në Stokholm, shkruan rtv21.tv

Këtë e ka bërë të ditur përmes Facebook-ut, ministri i Jashtëm në Shqipëri Gent Cakaj.

“Duke qenë thellësisht të bindur se arsyetimi dhe lavdërimi i krimeve të luftës është pengesë për shpirtin e pajtimit që duhet të mbizotërojë në rajon, ne kemi urdhëruar Ambasadorin e Shqipërisë në Suedi që të bojkotojë ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për Peter Handken. Çdo shpërblim i personaliteteve që kanë mohuar gjenocidin edhe nëpërmjet veprave të tyre letrare, vetëm forcon prirjet për t’iu shmangur përgjegjësive historike dhe relativizuar peshën e rëndë të krimeve të luftës, pastrimit etnik dhe gjenocidit. Ndaj, Shqipëria do të bojkotojë ceremoninë zyrtare të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi. Përkushtimi ynë, ndërkaq, do të vazhdojë për promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore bazuar në vlerat e patjetërsueshme të së vërtetës dhe në përputhje me kërkesat më të larta të drejtësisë”, ka shkruar Cakaj.

Dy ditë më parë, zëvendëskryeministri njëherësh ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit.

Autori austriak, Peter Handke kanë fituar dy çmimet “Nobel” në letërsi për vitin 2018 dhe 2019. Handke, i njohur si përkrahës i regjimit të Sllobodan Millosheviqit haptasi ka mohuar masakrat që kanë ndodhur në Ballkan, duke u deklaruar edhe kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë./21Media