Nga ora 10:00 para Ministrisë së Shëndetësisë

Nga ora 10:00 para Ministrisë së Shëndetësisë

Specialistët stomatologë të papunë, do të protestojnë sot para Ministrisë së Shëndetësisë dhe sipas tyre protestat do t’i vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre ligjore.

Sipas tyre, kërkesat ligjore ua garanton pika 7 e nenit 72 të Ligjit për Shëndetësi. “Me qëllim të përmirësimit të kualitetit të punës në të tri nivelet e kujdesit shëndetësor; specialistët e licencuar të cilët e kanë pëfunduar shkollimin specialistik në bazë të kontratës me Ministrinë, do të punësohen nëpërmjet programit të veçantë të Ministrisë për periudhën prej tri viteve”.

Protesta nis nga ora 10:00.

Me dhjetëra specialistë stomatologë të papunë, për të tetën herë kanë protestuar dje para Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar edhe një herë ndryshimin e udhëzimit administrativ./21Media