Ahmeti reagon për gjuajtjen e autobusëve me vezë

Ahmeti reagon për gjuajtjen e autobusëve me vezë

Edhe sot po vazhdon gjuajtja e autobusëve me vezë në Prishtinë. Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bëri thirrje që të mos dëmtohen autobusët.

Ai më tutje në facebook shkroi se çdo rast do të lajmërohet.

“Vazhdon gjuajtja me vezë e autobusëve edhe sot. Halloween ka përfunduar. Ju lutem mos i dëmtoni autobusët. Policia është në patrullim dhe çdo rast do të lajmërohet.”, shkroi Ahmeti në facebook.

Mbrëmë, Trafiku Urban” në Prishtinë njoftoi se ndërprenë qarkullimin e autobusëve, për të parandaluar dëmtimin e tyre. “Me keqardhje i informojmë qytetarët se për shkak të sulmeve dhe sjelljeve vandale nga disa grupe te rinjsh, u detyruam të ndërprehet qarkullimi në ora 21:15, në mënyrë që të evitohet dëmtimi i autobusëve të ndërmarrjes!”, u bë e ditur në njoftimin e “Trafikut Urban.

Ndërsa, zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për portalin rtv21.tv se rasti është duke u hetuar. “Rreth orës 20: 00 kemi pranuar informatën për dëmtimin e një autobusi, derisa ishte në lëvizje në rrugën Enver Maloku në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet policore të stacionit Jugu janë duke e trajtuar këtë rast.”, bëri të ditur Ahmeti./21Media