Thaçi në eksozitën "Qytetet e Paqes"

Thaçi në eksozitën “Qytetet e Paqes”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka marrë pjesë në ekspozitën “Qytetet e Paqes” e cila është mbajtur në Muzeun e Kosovës.

Thaçi ka shfrytëzuar këtë mundësi që të lë shenjë edhe ai. Presidenti e ka konsideruar arti si një fuqi e cila ndikon në ndërtimin e një kulture.

“Në ekspozitën kreative “Qytetet e Paqes”, sot lashë shenjë edhe unë. Arti ka fuqi të jashtëzakonshme transformuese në ndërtimin e një kulture të mirëkuptimit. Një dekadë pas pavarësisë dhe dy pas përfundimit të luftës, edhe Kosova tashmë po njihet kudo në botë përmes artit dhe kulturës së saj.”, ka shkruar në Facebook./21Media