Edhe Vushtrria ndalon shitjen dhe ndezjen e fishekzjarrëve

Kjo ndalesë ka hyrë në fuqi dje

Në prag të fillimit të festave të fund vitit, përmes një urdhërese, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka ndaluar shitjen e fishekzjarrëve në qendër të qytetit të Vushtrrisë, në Sheshin “Adem Jashari”.

Sipas një njoftimi nga Komuna e Vushtrrisë, po ashtu ndalohet edhe ndezja e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht zona të banuar, rrugë, sheshe e tregje.

Kjo ndalesë për ndezjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike vlen nga data 20 dhjetor 2018 deri më 15 janar 2019, me përjashtim nga data 31.12.2018 nga ora 23:00 deri ne 00:30 të datës 01. 01. 2019.

Kujtojmë se edhe disa Komuna të Kosovës si Prishtina, Rahoveci, Ferizaj, Drenasi etj, kanë ndaluar shitjen dhe ndezjen e fishekzjarrëve në hapësira publike.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala sivjet ka lëshuar një urdhëresë për ndalimin e shitjes së mjeteve piroteknike për personat nën moshën 18-vjeç./21Media

Back to top button