Ndihmat për viktimat e Shqipërisë

Ndihmat për viktimat e Shqipërisë

Ndihmat e qytetarëve të Kosovës për këto ditë të vështira për Shqipërinë po vazhdojnë.

Shumë qytetarë nga Vushtrria kanë mbledhur gjëra të nevojshme si veshmbathje, ushqim, batanije e shumë gjëra të tjera. Kjo iniciativë është marrë nga tifozat e klubit të Vushtrrisë “Forca”, të cilët së bashku me vullnetin e mirë të qytetarëve, për disa orë kanë arritur të grumbullojnë një autobus me veshmbathje dhe pako ushqimore.

Transporti është mundësuar nga një kompani e autobusëve “Lindi Tours” në Vushtrri, shkruan rtv21.tv.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia. Raportohen se deri tani kanë mbetur të vdekur 27 persona në Shqipëri nga ky tërmet./21Media