Pas gruas së tij edhe aktori turk uron në gjuhën shqipe

Pas gruas së tij edhe aktori turk uron në gjuhën shqipe

Aktori turk Deniz Evin,  të cilin e njohim për rolin e “Ymytit” në serialin “Më fal”, ka bërë një postim në Instagram Story, në të cilin ka uruar Muajin e Ramazanit në gjuhën shqipe. “Urime muaji i shenjtë i Ramazanit”, thuhet në postim.

Ngjajshëm si ky edhe aktorja Gaye Trugut, e cila në të njëjtin serial luan rolin e “Baharit”, kurse në jetën reale është e martuar me Evin ka uruar në gjuhën shqipe Ramazanin. Për këtë ka shkruar edhe rtv21.tv, ndërkaq prapë aktorja ka bërë një postim në të njëjtin rrjet social ku ka falënderuar portalin e RTV21 për artikullin./21Media