Një “bashkim i vogël”me Kosovën do të ishte i mundshëm nëse Brukseli i kthen shpinën këtij regjioni, ka thënë kryeministri shqiptar Edi Rama

Një “bashkim i vogël”me Kosovën do të ishte i mundshëm nëse Brukseli i kthen shpinën këtij regjioni, ka thënë kryeministri shqiptar Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë ka deklaruar në një intervistë me Politico-n se një bashkim mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të përjashtohet nëse prospekti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor zbehet.

Disa nacionalistë shqipëtarë dëshirojnë të shohin Shqipërinë të bashkuar me Kosovën, një territor me shumicë etnike shqiptare. Edhe Opozita kosovare dëshiron këtë bashkim, edhe pse kushtetuta e Kosovës e ndalon këtë, shkruan Politico, transmeton rtv21.tv.

Në pyetjen nëse Rama do ta hiqte nga tavolina bashkimin me Kosovën Rama u përgjigj: “Jo, pasi e vetmja mënyrë që të mbash Ballkanin në këtë gjëndje paqësore dhe bashkëpunuese është që shtegu me Bashkimin Evropian të mbahet hapur dhe prespektiva të mbahet e pastër, emocionet rreth BE-së të jenë pozitive. Askush nuk dëshiron të kthehet tek vetja dhe të dëshirojë bashkime të vogla, secili dëshiron të bashkohet në unionin e madh. Por nëse nuk ka shpresë, nuk ka prespektivë, nuk ka hapësirë, atëherë gjithsesi se bashkimet e vogla mund të ndodhin”.

Shumë frikësohen se një bashkim mes Kosovës dhe Shqipërisë mund të nxejë gjendjen në Ballkan si në vitet e 90ta kur konflikti ishte shëndërruar në luftë, dhe në këtë rast Bosnja dhe Maqedonia do të ishin në pikë të dobët. Rama ka deklaruar se bashkimi me Kosovën nuk është dëshirë e tij, por një alternativë e mundshme nëse dyert e Bashkimit Evropian mbyllen.

“Ekziston një mungesë kuptimi, një mungesë vizioni në të kuptuarit se ky regjion ka nevojë për Evropën, por edhe Evropa ka nevojë për këtë regjion”, ka deklaruar Edi Rama gjatë intervistes me Politico-n./21Media

http://rtv21.tv/edi-rama-bashkimi-kosoven-eshte-mundshem/
Facebook Comment