Pritet të diskutohet çështja e detit

Pritet të diskutohet çështja e detit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Greqisë ku do takohet me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

Në këtë takim mes dy liderëve pritet që të rihapet sërish marrëveshja e detit, e mbetur pezull që në vitin 2018, në takimin e fundit mes ish-ministrit të jashtëm, Ditmir Bushatit dhe atij grek, Nikos Kotzias.

Një tjetër temë e këtij diskutimi do të jenë edhe të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, një kërkesë e vazhdueshme e fqinjit tonë.

Takimi Rama-Mitsotakis vjen pas diskutimit të shkurtër mes tyre në New York, gjatë punimeve të Asamblesë së OKB-së.

Përveç Mitsotakis, kryeministri shqiptar do të jetë edhe në panelin e Samitit të 4-të të BE-Liga Arabe që do të mbahet në Athinë./oranews