Një moment i sikletshëm për kryeministrin

Një moment i sikletshëm për kryeministrin

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, e personalitete të tjera të larta të Shqipërisë ishin sot për të bërë homazhe tek monumenti “Nëna Shqipëri” me rastin e 29 nëntorit.

Nga pamjet e transmetuara live, duket se dora e majtë  e kryeministri bën dridhje të pakontrolluar. Ky veprim përsëritet dy herë brenda më pak se 2 minutave.

Nga pamjet, duket se Rama ndihet në siklet dhe shpesh përpiqet të mbajë me dorën e djathtë krahun e majtë ose ta fshehë prapa kurrizit dorën.