Festivali mbahet më 21-28 tetor

Festivali mbahet më 21-28 tetor

Sonte fillon edicioni i 48-të i Festivalit të Teatrove në Ferizaj, i cili do të mbahet nga data 21 deri më 28 tetor.

Hapja e këtij festivali bëhet me shfaqjen “Le Pont” nga Franca, me motive nga “Ura me tri harqe” të Ismail Kadaresë. Në këtë shfaqje luajnë Rexhep Mitrovica, Arben Bajraktaraj dhe Cinzia Menga.

Ndërkaq, në qytetin e Ferizajt prezantohet shfaqja “Kur hana del”, nga Ag Apolloni në Teatrin “Adriana” të Ferizajt, me regjisor Ben Apollonin.

Pastaj vazhdojnë shfaqjet “Zoti i Masakrës”, “Kasapi”, “Vetëvrasësi”, “Ata që ikin”, “Gratë” dhe përmbyllet me shfaqjen “Im atë donte Adolfin”, të Mehmet Krajës.

 

Aktori Rexhep Mitrovica, bashkë me aktorin tjetër të njohur shqiptar, Arben Bajraktaraj, janë pjesë e festivalit të teatrove në Ferizaj dhe hapin siparin e këtij manifestimi me shfaqjen “Le pont”, një dramatizim i romanit “Ura me tri harqe” të Ismail Kadaresë./21Media