Edita Tahiri përshëndet mosdekretimin e Gent Cakajt

Edi Rama kërkon ndjesë, Edita Tahiri tregon arsyet pse Cakaj nuk duhet të merrte postin e ministrit

Ish-kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri ka përshëndetur mosdekretimin e Gent Cakajt për ministër të jashtëm të Shqipërisë nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Tahiri e ka cilësuar Cakajn si një person që përkrahte ndryshim e kufijve, përcjell rtv21.tv

“E përshëndes vendimin kombëtar dhe vizionar të Presidentit të Shqipërisë në mbrojtje të kufijve të Kosovës. Ai sot nuk dekretoi një kandidate për ministër të jashtëm që ishte pro prekjes se kufijve, të nominuar qëllimshëm dhe me djallëzi nga kryeministri Rama.”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar të dekretojë Gent Cakajn si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Refuzimin dhe arsyet presidenti i ka postuar në faqen zyrtare të presidencës.

Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke thënë se ky veprim i presidentit Meta është jo vetëm antikushtetues po edhe i turpshëm. Për këtë Rama i ka kërkuar ndjesë Kosovës./21Media

Back to top button