Edoni ka disa fjalë për motrën

Edoni ka disa fjalë për motrën

Valza Zhegrova është emër i ri në skenën muzikore. Përkundër moshës që ka, ajo është mjaft e talentuar dhe arriti të bëhet emër i njohur për një kohë të shkurtër.

Sot bukuroshja nga Vushtrria feston datëlindjen e 16-të dhe ka persona të shumtë që i thurën urime të bukura. Natyrisht që nuk mund të ketë munguar një urim i veçantë nga vëllai i saj, futbollisti i njohur i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.

“Urime datëlindjen princesha ime e vogël”, shkroi ai, transmeton rtv21.tv

“Luje baby” është projekti i fundit i artistes shqiptare. Këtë projekt e ka sjellë para katër muajsh, në bashkëpunim me ZAZA. “Luje baby” numëron mbi 2 milionë klikime./21Media