Baseli konfirmon lëndimin e Zhegrovës

Baseli konfirmon lëndimin e Zhegrovës

Edon Zhegrova nuk ka arritur ta ndihmoj Baselin në fitoren e tyre 0-3 në udhëtim te APOEL.

20-vjeçari kishte pësuar tërheqje muskulore në stërvitje me klubin, derisa pritet të humbas disa ndeshje.

Mediat zvicerane raportuan se Zhegrova do të mbetet jashtë fushave për një muaj.

Ai do t’i humbas katër ndeshje në Superligën e Zvicrës ndaj Servettes, Luzernit, Xamaxit e Sionit si dhe ndeshjen e kthimit në Ligën e Evropës ndaj APOEL-it.

Baseli nuk do ta ketë Zhegrovën as në ndeshjen e Kupës së Zvicrës ndaj Laussanes.