"Emocionuese kur vazhdon ende të dëgjohet"

“Emocionuese kur vazhdon ende të dëgjohet”

Lumi dhe Dhurata Dora pas 20 vitesh kanë sjell versionin e përpunuar të këngës “Simpatia” që asaj kohe ishte hit i madh.

Dhe kjo i ka pëlqyer shumë Edona Llalloshit e cila e ka komentuar këngën përmes profilit të saj në Instagram.

“Lumin dhe Dhuraten i përgëzoj për këtë përpunim të ri të këngës dhe hitit të pavdekshëm, SIMPATIA. Më ka kthyer 20 vjet mbrapa dhe është emocionuese kur vazhdon ende të dëgjohet. Ju dëshiroj nga zemra sukses”, ka shkruar Edona./21Media