Që nga viti '94 filloi të merret me muzikë

Që nga viti ’94 filloi të merret me muzikë

Këngëtarja e mirënjohur, Edona Llalloshi u lind më 26 korrik 1979, pra sot mbush 39 vjet.

Para tre muajsh ajo ka publikuar projektin e saj me titull “Hallall të qoftë”, e cila rezultoi shumë e suksesshme dhe deri tani numëron mbi 4 milionë klikime në Youtube, ndërsa pritet që shumë shpejt të vijë edhe me një këngë të re e cila do të jetë një bashkëpunim me vëllain e saj Milotin, shkruan rtv21.tv

E kur jemi te Miloti, nuk ka munguar urimi i veçantë i tij për motrën në instastory, me fjalët më të mira.

“Urime ditëlindjen për mbretëreshen shqiptare”, ka uruar vëllai motrën.

Ka kohë që Edona Llalloshi është pjesë e skenës muzikore dhe shumë njerëz mbase e mbajnë në mend që nuk është se ka ndryshuar shumë që nga e kaluara. Përherë i ka qëndruar besnike stilit të saj.

Që nga fëmijëria kishte filluar hapat e saj me muzikë, si nxënëse në shkollën e ulët dhe të mesme të muzikës, për të vazhduar më pas edhe si studente e Fakultetit të Arteve, drejtimi i muzikës.

Këngëtarja e dashur për publikun që nga mosha e hershme ka marrë pjesë nëpër shumë festivale, si :”Akordet e Kosovës”, në festivalin e 33-të në RTSH me këngën “Vajtim Dashurie”, ku u shpall debutantja më e mirë e festivalit, në vitin ’95 merr pjesë prapë në po këtë festival në Edicionin e 34-të me këngën “Kthemi ëndrrat e mia”, ku arrin deri në finale.

Në vitin 1996 ka marrë pjesë në “Show Fest”, në vitin 1997 në Festivalin “Zambaku i Prizrenit “, ku edhe e fitoi vendin e parë. E në vitin 2002 këngëtarja e shumë hiteve, fitoi vendin e dytë dhe mikrofonin e artë në “Polifest”.

Nga viti 1999, Edona Llalloshi filloi edhe publikimin e disa albumeve “Djali i Kosovës Trime”, në vitin 200 albumin “Mikja e parë” dhe në vitin 2003 albumin “Borxhi i Dashurisë”.

Këngëtarja ka marrë pjesë edhe në Festivale tjera si “Polifest”, “Zhurma Show”, “Kënga Magjike”, “VFM”, “Netët e Klipit Shqiptar”, e shumë festivale tjera. Këngët e saj janë mjaft të pëlqyera nga fansat, si : “Simpatia”, këngë kjo që u përpunua nga Lumi B dhe Dhurata Dora në vitin 2017, “Kush po të pëlqen”, “Për ty po flas”, “Beatbox”, e shumë të tjera.

Ndërkaq, sa i përket jetës private, Edona u martua në vitin 2012 dhe ka dy fëmijë Doa dhe Nurin./21Media