Ditë e veçantë për familjen Llalloshi

Ditë e veçantë për familjen Llalloshi

Sot feston ditëlindjen e 35-të këngëtari i njohur, Milot Llalloshi. Gjatë ditës ai ka pranuar urime të shumta nga familjarët, shoqëria si dhe fansat e tij.

Në këtë ditë nuk ka munguar një urim nga motra e tij, këngëtarja e njohur, Edona Llalloshi, e cila në Instagram ka publikuar një video të bukur me Milotin, shkruan rtv21.tv

“Gëzuar datëlindjen vllaçko të paça gjithmonë”, ka shkruar Edona poshtë videos.

 

View this post on Instagram

 

Gëzuar datëlindjen vllaçko🎉 të paça gjithmonë💙😘🎂 @milotllalloshi

A post shared by Edona Llalloshi Official (@edonallalloshi) on

Edona dhe Miloti sollën disa projekte muzikore së bashku të  si : “Për ty po flas”, “Spontanisht”, “Të kam dashur”, “Nuk harrohet” të cilat u pëlqyen shumë nga publiku.

Kujtojmë se Miloti në vitin 2016 është martuar me Erxhinën në një ceremoni madhështore. Në vitin 2017 janë bërë prindër të një vogëlushi, të cilin e kanë quajtur Priam. Ndërsa në muajin mars martesa e tyre është bekuar me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Roma. /21Media