Edona nis pushimet

Edona nis pushimet

Këngëtarja e mirënjohur, Edona Llalloshi një muaj më parë ka publikuar këngën “Hallall të qoftë” e cila rezultoi shumë e suksesshme dhe deri tani numëron mbi 3 milionë klikime në Youtube, ndërsa pritet që shumë shpejt të vijë edhe me një këngë të re e cila do të jetë një bashkëpunim me vëllain e saj Milotin.

Duket se këngëtarja para fillimit të sezonës verore e cila sigurisht se do të jetë e ngarkuar me koncerte të shumta, ka vendosur që t’i jap vetes pak pushim dhe të relaksohet në një vend bregdetar së bashku me dy fëmijët e saj, Doan dhe Nurin.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram disa video, ku Doa dhe Nuri duket se po kalojnë kohë shumë të mirë./21Media