Motrat Llalloshi duken shumë bukur

Motrat Llalloshi duken shumë bukur

Ajo tash e sa vite po i qëndron besnike stilit të muzikës si dhe stilit të veshjes, bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Edona Llalloshin.

Këngëtarja  40-vjeçare është shumë aktive edhe në rrjetet sociale me anë të cilave i mbanë të informuar fansat e saj për çdo të re sa i përket punës, shkruan rtv21.tv

Në mesin e shumë fotografive të publikuara në Instagramin e Edonës zënë vend edhe imazhet nga jeta e saj private. Kur jemi te kjo e fundit, ajo sot ka publikuar një fotografi mjaft të bukur me dy motrat e saj.

Ndryshe, “U bo çka u bo” është projekti i fundit muzikor që Edona ka sjellë. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani ka arritur mbi 800 mijë klikime në Youtube./21Media