Secila nga to po duket shumë bukur

Secila nga to po duket shumë bukur

Edona Llalloshi emër ky i njohur për gjithë publikun kosovar. Ajo tash e sa vite po i qëndron besnike stilit të muzikës si dhe veshjes.

Këngëtarja është shumë aktive edhe në rrjetet sociale me anë të cilave i mbanë të informuar fansat e saj për çdo të re sa i përket punës, shkruan rtv21.tv

Në mesin e shumë fotografive të publikuara në Instagramin e Edonës zënë vend edhe imazhet nga jeta e saj private.

Kur jemi te kjo e fundit, këngëtarja 39 vjeçare, së fundmi ka publikuar një fotografi mjaft të bukur me nënën, motrat dhe kunaten e saj.

Në këtë fotografi, me veshje elegante secila nga to po duket shumë bukur.

Ndryshe, “Pa ty” është projekti i fundit muzikor që Edona ka publikuar këtë muaj. Kënga ka arritur mbi 134 mijë klikime në Youtube./21Media