Publikoi një fotografi me Rashicën

Publikoi një fotografi me Rashicën

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Edona Llalloshi është takuar sot me futbollistin e mirënjohur të kombëtares, Milot Rashica. Artistja e mirënjohur publikoi një fotografi me të dhe i dedikoi një shkrim të veçantë, duke dëshmuar se sa krenare është me kombëtaren.

“Faleminderit që po na jepni kaq shumë emocione dhe po na bëni kaq shumë krenarë”, shkroi ajo, transmeton rtv21.tv

Kosova ka shënuar fitoren e radhës mbrëmë në ndeshjen ndaj Malit të Zi të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ata kanë triumfuar me rezultat 2:0, me golat e shënuara nga kapiteni Amir Rrahmani dhe sulmuesi Vedat Muriqi.

Kosova me këtë fitore grumbullon gjithsej 11 pikë dhe renditet në pozitën e tretë në grupin A. Republika Çeke renditet e dyta me gjithsej 12 pikë, një më shumë se Kosova, ndërsa Anglia është lidere e grupit me 15 pikë. Kosova duhet të fitojë patjetër ndaj çekëve në mënyrë që t’i kalojmë ata për dy pikë më shumë.

Por, tri ditë më vonë, përfaqësuesja jonë do të përballet me Anglinë në ‘Fadil Vokrri’, duke shpresuar që të marrim së paku një barazim që do të na kualifikonte në Euro 2020./21Media