Doa dhe Nur duken shumë të lumtur

Doa dhe Nur duken shumë të lumtur

Edona Llalloshi është njëra nga këngëtaret më të dashura të estradës shqiptare e cila është gjithnjë aktive me projekte të reja muzikore të cilat priten mirë nga fansat e saj. Këngëtarja gjithmonë është komentuar për stilin qëo ka.

Sa i përket familjes Edona është martuar në vitin 2012 dhe ka dy fëmijë, një vajzë me emrin Doa dhe një djalë  të cilin e ka emëruar me emrin Nur.

Veç angazhimeve që ka në punë Edona, është edhe një nënë e përkushtuar për fëmijët e saj, shkruan rtv21.tv

Së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi të fëmijëve të saj në rrjetin social Instagram, fotografi këto nga pushimi i saj.

Në fotografi shohim se Edona pushimet i ka kaluar në një vend bregdetar bashkë me familje.

 

Doa dhe Nur duken shumë të ëmbël teksa shihen duke shkëmbyer përqafime për njëri tjetrin.

“Hallall të qoftë” është projekti i fundit i Edonës ku u pëlqye shumë nga fansat e saj. /21Media