Këngëtarja duket e qeshur në imazhin e fundit

Këngëtarja duket e qeshur në imazhin e fundit

Edona Llalloshi është një ndër këngëtaret e dashura të estradës muzikore, e cila për dekada me radhë ka arritur të mbajë pas vetes publikun.

Përveç zërit dhe bukurisë, Edona njihet edhe për elegancën dhe stilin e veçantë, shkruan rtv21.tv

Në çdo paraqitje, Llalloshi duket e zbukuruar deri në detaje. E, e tillë këngëtarja 39 vjeçare duket edhe në imazhin e fundit, në të cilin shihet me bashkëshortin.

E veshur në të zeza, Edona duket e lumtur pranë bashkëshortit, në fotografinë që publikoi pak më parë në instastory për 161 mijë ndjekësit e saj.

Edona është martuar në vitin 2012 dhe ka dy fëmijë, vajzën me emrin Doa dhe djalin me emrin Nur.

“Pa ty” quhet projekti i fundit muzikor që Edona ka publikuar në muajin prill. Kënga ka arritur mbi 133 mijë klikime në Youtube./21Media