Edonën e fotografon çika e saj

Edonën e fotografon çika e saj

Edona Llalloshi emër ky i njohur për të gjithë, tash e sa vite po i qëndron besnike stilit të muzikës si dhe veshjes.

Këngëtarja është shumë aktive edhe në rrjetet sociale me anë të cilave i mbanë të informuar fansat e saj për çdo të re sa i përket punës.

Në mesin e shumë fotografive të publikuara në Instagramin e Edonës zënë vend edhe imazhet nga jeta e saj private.

Fotografia e fundit e publikuar nga Edona është më e veçantë për një arsye, pasi që atë e ka fotografuar vajza e saj 7- vjeçare, Doa.

“Foto nga Doa çika jem, zemra jem”, është mbishkrimi që ajo e ka lënë poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Foto nga Doa 💁🏻‍♀️qika jem, zemra jem💝

A post shared by Edona Llalloshi (@edonallalloshi) on

 Ndryshe, “Pa ty” është projekti i fundit muzikor që Edona ka publikuar këtë muaj. Kënga ka arritur mbi 134 mijë klikime në Youtube./21Media