8 Efektet anësore që shkaktojnë antibiotikët

8 Efektet anësore që shkaktojnë antibiotikët

Dy efektet anësore për njerëzit, që shkakton antibiotiku janë: diarea dhe problem me lukthin ose vjellje. Por, shkencëtarët amerikan kanë zbuluar se së paku 20% të njerëzve që kanë përdorur antibiotikë kanë përjetuar edhe efekte të tjera anësore.

Bright Side ka përgaditur një listë të 8 efekteve anësore përveç diareas dhe problemit me lukthin, që shkaktohen nga antibiotiku, përcjell rtv.21.tv.

Infeksionet e brendshme, ato mund të paraqiten brenda gojës, thonjëve, apo lëkurës.

Ndryshimi i ngjyrës së dhëmbëve, sidomos te fëmijet para moshës 8 vjeçare, por nëse përdoret antibiotiku i ri doxycycline atëherë nuk ndryshon ngjyrën e dhëmbëve vetëm se nuk duhet përdorur pa rekomandimin e mjekut.

Temperatura e lartë, mund të ndodhë të rritet mbi normalen nëse personi ka alergji ndaj atij medikamenti.

Alergjia në pjesë të ndryshme të trupit, është më e rrezikshmja, përveç njollave të kuqe, kruarjes së vazhdueshme etj, mund të trashet gjuha apo të përkeqsohet frymëmarrja.

Ndjeshmëria ndaj diellit, pra nëse ne marrim antibiotik dhe ekspozohemi shumë në diell lëkura jonë mund të përkeqësohet.

Problemi me zemrë, është më i rrallë, por mund të shkaktohet nga antibiotiku.

Kokëdhembja dhe marramendja, shfaqen shumë shpesh nëse antibiotikët përdoren shpesh, por nëse nuk përdoren dhimbja dhe marrmendja ndalen.

Shtatëzania e pa dëshiruar, ndodh nëse me pilulat kundër shtatzanisë përdoret edhe antibiotiku “ryfamicin”.

Në qoftë se ju përdorni antibiotik, shfaqen efekte anësore dhe gjendja juaj nuk përmirësohet, mos u mundoni të bëni asgjë vetë, konsultohuni me një specialist./21Media.