Edicioni i këtij vitit do të zhvillohet nga data 15 qershor deri më 13 korrik

Edicioni i këtij vitit do të zhvillohet nga data 15 qershor deri më 13 korrik

Sot është dhënë vendimi për vendin që do ta organizojë turneun afrikan të kombëtareve.

Egjipti do të jetë organizatori i Kupës së Kombeve të Afrikës të vitit 2019.

Vendi afrikano-verior zëvendëson kështu Kamerunin, që për shkak të vonesave në ndërtimin e infrastrukturës së kërkuar nga Konfederata Afrikane e Futbollit, iu hoq mundësia për të qenë mikpritës i kësaj ngjarjeje.

Më kandidaturën e Egjiptit konkurronte Afrika e Jugut, por Konfederata e Futbollit Afrikan ia besoi organizimin e turneut “faraonëve” të Mohamed Salah.

Egjipti organizator është përfaqësuesja që e ka fituar më shumë këtë trofe, plot 7 herë.

Më parë ky shtet e ka pritur Kupën e Kombeve të Afrikës në edicionet 1959, 1974, 1986 dhe 2006.