Shtatë ndeshje (LIVE) në 21 PLUS

Shtatë ndeshje (LIVE) në 21 PLUS

Këtë javë, redaksia e sportit e RTV 21, do t’ju shoqërojë me ndeshjet e rrethit të 8-të, të Ligës së Kampionëve në hendboll, ndër meshkuj dhe me disa takime të javës së 6-të të konkurrencës së femrave.

Gara është intensifikuar, ndërsa favoritët kanë krijuar diferencat e theksuara dhe disa prej tyre që tani pothuajse me hapa të sigurt po marshojnë drejtë 16-tës së finales, siç janë: kampioni aktual Vardari, pastaj rivalët: Rein, Barcelona e Nant, që dallohen në grupin “A”, ndërkohë që në grupin “B” katër të parët janë: PSZH, Vestprem, Flensburg dhe Keilec. Skjern e Gorenje janë në dy vendet e para në grupin “C”, por jo të qeta pasi dallimi me mëtuesit për dy vendet e para nuk është i madh, kurse Monpelje e Zaporozhie e Ukranisë, në grupin “D”, kanë krijuar kapital të madh karshi kundërshtarëve!

Ndër femra, poashtu po zhvillohet rivalitet i madh. Dallohen Bukureshti, Gyori, Vardari dhe Mec që do të mund të konkurrojnë edhe për final – four, pasi gara e fazës grupore në këtë konkurrencë përfundon në fund të këtij muaji, kurse ndër meshkuj gara do të mbarojë me 28 shkurt të vitit 2018!

Kalendari i ndeshjeve që do të transmetohen gjatë kësaj jave në 21 PLUS

17 nëntor: 19:00 Vardar – Thüringer                (femrat)

18 nëntor: 17:30 Veszprém – PSG                   (meshkujt)

19:00 Buduçnost – Kristiansand                     (femrat)

19 nëntor: 15:10 Nykøbing – Mercator           (femrat)

17:00 RK Celje – Kiel                                         (meshkujt)

RTV 21 mbanë të drejtën ekskluzive në Kosovë për transmetimin e ndeshjeve të EHF Champions League 2017/18!