Poezi nga Bilal Xhaferri

Poezi nga Bilal Xhaferri

Eja, trishtim,
eja me hapa fletësh që bien nga degët,
eja me hapa shiu që keputet nga fletët…
Eja trishtim,
eja me hapa tingujsh që dridhen në mbrëmje,
eja me hapa zemrash që rrahin me dhimbje…
Eja , trishtim,
o preher i embël që nuk më braktisë kurrë,
o strehë e qetesisë sime,
o ënderrime të mia,
o gji i shpresës sime.
Eja , trishtim,
trishtim ,
eja.