Përgatitje për samitin SHBA-Kore e Veriut

Përgatitje për samitin SHBA-Kore e Veriut

Presidentët e dy Koreve zhvilluan një takim të befasishëm të shtunën në fshatin kufitar të Panmunxhomit, gjatë së cilit u pajtuan për mbajtjen e samitit midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut.

”Më e rëndësishmja nga samiti i fundit ndër-korean është se takimi u aranzhua lehtësisht, dhe se çështetjet urgjente u diskutuan pa procedura dhe formalitete të komplikuara”, tha presidenti koreano-jugor Mun Jae In gjatë një takimi me disa sekretarë të lartë.

Presidenti Trump javën e kaluar u tërhoq nga takimi me Kimin, i planifikuar për 12 qershor në Singapor, para se të njoftonte se po e rikonsideronte takimin dhe se zyrtarët amerikanë dhe ata të Koresë Veriore do të takoheshin për të punuar mbi detajet e tij.

Dje, zyrtarë të departamentit amerikan të shtetit dhe Koresë Veriore janë takuar në Panmunxhom, fshat ky në zonën e demilitarizuar që shtrihet përgjatë kufirit të armatosur rëndë midis dy Koreve.

Koreja e Veriut është përballur me vite të tëra sanksionesh ekonomike për shkak të programeve të saj raketore dhe bërthamore që kur ka kryer testin e parë bërthamor në 2006-ën./21Media