Ato luftojnë për medaljen e bronztë

Ato luftojnë për medaljen e bronztë

Kombëtarja e Kosovës️ në karate, konkurrenca e femrave, ka arritur të hyjë në tetë kombëtaret më të mira në garat ekipore të kampionatit botëror, që po mbahet në Madrid të Spanjës.

Pas fitores dje ndaj Guatemalës, vashat tona kanë mposhtur sot Taipein Kinez 2:1, ndërsa në luftën e tretë mposhtën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 2:0.

Në çerekfinale garueset tona u mposhtën nga Japonia 2:0, ndërsa tani po luftojnë për medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Ndërsa meshkujt pësuan humbje në luftën e dytë ndaj Bosnjës e Hercegovinës./21Media