Detajet e fundit të gjendjes në Shqipëri

Detajet e fundit të gjendjes në Shqipëri

Në lidhje direkte nga zona 18 e Durrësit, gazetari i RTV21 Bahtir Cakolli bëri të ditura detajet më të reja. Ai bëri të ditur se është nxjerrur një kufomë nga kjo pjesë, ku tani po nxirret edhe përsoni i dytë. Këta dy të vdekur e dërgojnë numri i të vdekurve në 32.

Forca e Sigurisë së Kosovës është aty në zonën 18 dhe po angazhohet për gjetjen e personave nën rrënoja.

Në këtë zonë për pak minuta pritet të arrijë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për të parë punën e FSK-së.

Deri më tani 45 persona janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat, raporton RTV21 nga vendi i ngjarjes.

Para pak minutash kanë filluar edhe reshje të shiut që mund të vështirësojë gjendjen ekipeve të kërkim-shpëtimit por edhe të banorëve që janë jashtë.  Cakolli thekson se hotelet e Durrësit kanë ndarë 1500 shtretër për durrsakët që kanë mbetur jashtë.

Dhjetëra tonë ndihma kanë arritur atje nga Kosova, përfshirë këtu edhe ndihma individuale.

Ekipi i RTV21 nga Shqipëria: Numri i viktimave ka shkuar në 32

Ekipi i RTV21 nga Shqipëria: Numri i viktimave ka shkuar në 32

Gepostet von RTV21 am Mittwoch, 27. November 2019

 

Sot në mëngjes kryeministri Edi Rama shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës. Ndërsa, pas vizitës në zonën e ish-Kënetës, presidenti shqiptar, Ilir Meta, iu premtoi qytetarëve plotësimin e kushteve elementare, për të cilat dëgjoi ankesa nga qytetarët./ 21Media