SHFMU “28 Nëntorit”  janë kampion i vendit në garat shkollore të organizuara nga Federata e Sportit Shkollor të Kosovës

SHFMU “28 Nëntorit”  janë kampion i vendit në garat shkollore të organizuara nga Federata e Sportit Shkollor të Kosovës

Ekipi i kësaj shkolle, pasi kishte zënë vendin e parë në nivel komune dhe regjioni, i kanë fituar edhe ndeshjet në nivel republikan, duke u bërë kampione të vendit dhe duke përsëritur suksesin e vitit të kaluar, ku për herë të dytë bëhen kampione të vendit.

Me rastin e arritjes së këtij suksesi, ekipin e vajzave në futsall, të SHFMU “28 Nëntorit” nga Kërvasaria, e kanë uruar edhe drejtuesit e komunës dhe drejtoritë përkatëse, përfshirë kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Ekipin e futbollit të vogël, apo futsallit, të SHFMU “28 Nëntori” nga Kërvasaria, në ditët në vijim, do të priten nga drejtuesit e komunës, për t’i uruar drejtpërdrejt për suksesin e treguar në garat shkollore, në nivel të republikës.