Është sikur të vizitosh fabrikën e çokollatës Willy Wonka, vetëm se në vend të çokollatave, aty janë 25 milionë tulla plastike shumëngjyrëshe

Është sikur të vizitosh fabrikën e çokollatës Willy Wonka, vetëm se në vend të çokollatave, aty janë 25 milionë tulla plastike shumëngjyrëshe

Lego po bashkohet me Airbnb vetëm për një natë, duke e kthyer shtëpinë e tyre të sapohapur Lego në Billund, Danimarkë në një kopsht privat lojërash të një familjeje.
Mjeshtrit e ndërtimit të kompanisë daneze të lodrave e kanë kthyer vëmendjen e tyre nga lodrat te arushët dhe nga tullat te dhomat e fjetjes, duke punuar tri hapësira shtëpiake të bëra pothuajse krejtësisht nga Legot.
Dhoma shumëngjyrëshe e fëmijëve është dekoruar me arush, llampë, orë me alarm dhe libër përrallash nga Legot.
Sipër ngrihet një ujëvarë 6 m nga tullat Lego, e rrethuar nga një pishinë që duket pafund nga-e hamendësuat-tullat Lego.

Dhoma e të rriturve është dekoruar me mace, pantofla dhe enë për kafe nga Lego. Aty gjendet madje edhe një gazetë ‘Daily News’ e bërë krejtësisht nga tullat.
“Unë i bëj produktet që mund t’i blini në dyqanet e lodrave” thotë menaxheri për dizajn në Lego, Jamie Berard.

Për të pretenduar bujtinën private të Legos, mjeshtrit ndërtues duhet të japin përshkrimin e një gjëje që do të ndërtonin po të kishin furnizim të pakufishëm të Legove, mbase një anije kozmike, ose ndonjë rrokaqiell. Fituesi do të ketë rastin që të krijojë atë gjë nën mbikëqyrjen e ekspertit, si pjesë të bujtjes së tyre.

Gara nis sot dhe do të zgjasë deri në mes të nëntorit. Familja fituese do të vizitojë shtëpinë Lego më 24 nëntor.
Në Lego po presin gjëra të ndryshme nga adhuruesit e tyre të shumtë.

E hapur në fund të shtatorit dhe ne dizajnuar nga arkitekti i njohur danez Bjarke Ingels, shtëpia Lego zë 12,000 metra katrorë dhe është e mbushur me përafërsisht 25 milionë tulla lodra.
U deshën katër vite për ta ndërtuar ndërtesën, të vendosur në qendër të Billund, një qytet i vogël danez Jutland ku kompania e lodrave e ka selinë.
Në mes të ndërtesës ngrihet një dru Leo i lartë 15 m, i quajtur ‘Druri i kreativitetit’. U deshën 24,000 orë pune për ta ndërtuar atë.
I bërë nga rreth 6 milionë tulla dhe me peshë 20 tonë, e parsaqet evolucionin gradual të krijimeve të kompanisë së lodrave.
Kjo nuk është gara e parë që organizon Airbnb.
Vitin e kaluar garuesit u ftuan që të kalonin një natë pranë një peshkaqeni në akuariumin në Paris. Halloween e fundit, kështjella e Drakulës në Rumani, e emërtuar kështjella Bran, priti mysafirët për herë të parë që nga viti 1948.
Kjo përvojë është shumë më e lehtë krahasuar me këto, pos nëse vizitorët këmbëzbathur pa dashje shkelin në ndonjë tullë të rënë Lego.
Të rriturit këshillohen që të veshin pantoflat që të jenë të sigurt.
“Shtëpia Lego është shumë interesante ngase aty bëhen bashkë Lego dhe loja, por në shtëpinë, ku shumica na ne kemi luajtur derisa rriteshim ” thotë James McClure, menaxher i përgjithshëm i Airbnb për Evropën Veriore./21Media