Besa FamGas është kampion i Kosovës në hendboll për edicionin 2017\18

Besa FamGas është kampion i Kosovës në hendboll për edicionin 2017\18

Ekipi pejan që drejtohet nga Arben Muqolli titullin e festoi të dielën pasdite në kryeqytet kur fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 34:28.

Ishte kjo ndeshja e dytë e finales së play off-it të Kampionatit të Kosovës në hendboll.
Besa e ka fituar edhe ndeshjen e parë të luajtur të enjten në Pejë dhe kështu me rezultat 2:0 në finale, siguroi titullin e kampionit.

Besa FamGas ka fituar më herët këtë vit edhe Kupën e Kosovës dhe kështu ka vazhduar me dominim të plotë në hendbollin kosovar.