Ekonomi: Ambasadori gjerman vizitoi Comoditën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka vizituar sot fabrikën e dyshekëve dhe shpuzës Comodita, ku është pritur nga themeluesi Shkelqim Devolli me bashkëpunëtorë. Ambasadori gjerman ka parë nga afër procesin në të gjitha linjat e prodhimit, transportin si dhe ka vizituar pjesët ku shtrihet administrata brenda fabrikës. Diplomati Rohde është shfaqur i impresionuar me volumin e punës që bëhet në këtë fabrikë dhe arritjeve të saj. “Jam jashtëzakonisht i lumtur të shoh këtë punë të mrekullueshme që bëhet dhe arritjet e një standardi të këtyre përmasave. Unë shpresoj që bashkëpunimi me tregun gjerman do të rritet edhe më shumë” ka thënë ambasadori Rohde. E tregu gjerman tashmë veçse është i njohur për drejtuesit e kësaj kompanie. Devolli Corporation ka hapur në Gjermani, Prince Coffe Shop, dhe së shpejti pritet të depërtoj në tregun gjerman edhe me produktet e gjumit Comodita, përkatësisht me shitjet online. /21Media

Back to top button