Biznes i ri, tani shitet edhe ajri

Një biznes fitimprurës

Kërkesa për oksigjen vazhdimisht po rritën, sidomos në Kinë, ku sipas llogaritjeve të Institutit Max Planck vdesin çdo vit mbi 1 milion persona nga efektet e ndotjes së ajrit.

Për shkak të smogut në Pekin dhe Shangai banorët madje importojnë bombola me oksigjen, 20 dollarë copa. Një litër oksigjen mjafton për deri në 150 thithje, thotë prodhues i tyre nga Kanadaja.

Në Tokio, New York dhe Los Angelos ka edhe “bare” oksigjeni që janë gjithmonë plot me mysafirë.

Moses Lam, bashkëthemelues i kompanisë Vitality Air në Edmonton të Kanadasë, është krejt i befasuar nga suksesi i tij. Në një intervistë me stacionin televiziv CBC ai tha se çdo gjë filloi në fakt si një shaka. Por pasi ai shiti 100 shishe brenda katër ditësh, ai e profesionalizoi biznesin.

Ndërkohë firma Vitality Air ka zyra jo vetëm në Kinë, por edhe në Indi, Kore dhe Vietnam. 20 vetë mblidhen çdo dy javë disa qindra-mijëra litra ajër në malet kanadeze, tregon Moises Lam.

Megjithatë, prodhimi është shumë i komplikuar për shkak se ajri përbëhet vetëm 20 për qind nga oksigjen i pastër. Prandaj duhet të pastrohet dhe të kompresohet në bombola.

Përveç kësaj “bombolat duhet të përdoren brenda një deri në dy vjetësh”, rekomandon shitësi i ajërit.

Për disa pacientë me disa lloj sëmundjesh bombolat me oksigjen janë me rëndësi jetike. Ndër prodhuesit dhe furnizuesit kryesorë në botë me bombola oksigjeni janë dy kompani gjermane: Grupi Linde në Mynih dhe Air Products në Nordrhein-Westfalen, në Hattingen. Kompania Air Products u themelua në vitin 1940 në SHBA dhe tani është i pranishme në 50 vende.

Back to top button