“Së shpejti do të shihemi edhe me videoklipin tim të ri”

“Së shpejti do të shihemi edhe me videoklipin tim të ri”

Berkani është këngëtar i mirënjohur i estradës muzikore, i cili për një periudhë disavjeçare i mungoi skenës. Mirëpo, vitet e fundit ai bëri një rikthim në skenën muzikore, ku publikoi dy këngë të reja “Ola” në vitin 2017, dhe “Lule” para dhjetë muajsh.

Berkani u lidh direkt në emisionin “Prite të Gjelbrën” që transmetohet në Radiotelevizionin 21, si shikues i rregullt. Për të gjithë dëgjuesit, Berkani zbuloi se së shpejti po vjen projekti i ri i tij, shkruan rtv21.tv

“Së shpejti do të shihemi edhe me videoklipin tim të ri”, tha Berkani.

“Lule” është kënga që u pëlqye mjaft shumë nga fansat e Berkanit./21Media