Ekskluzive: Çka përmban dokumenti për Mini- Schengen

Shqipëria s’po e heq kufirin me Kosovën, por me Serbinë po

21Media sjell propozimin të cilin qeveria e Serbisë e qëndisi në saje të instruksioneve që ka marr pas takimit #AleksandarVuçiq #EdiRama dhe #ZoranZaev, për bashkëpunimin e paraparë mes tri shteteve në fushën e tregtisë dhe tregtimit.

Kjo nismë u përshkrua edhe si Mini-Schengen i Ballkanit, apo nga disa edhe si Jugosllavia e Re!

Në këtë draft propozim, paraqiten kushtet në të cilat Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, i hapin kufijtë njëra – tjetrës.

Drafti përshkruan procedurat e thjeshtësuara të bashkëpunimit “ndërkufitar”, duke prekur edhe këmbimin e informatave dhe të dhënave nga zyrat e specializuara për ushqim, veterinari dhe fitosanitari.

Serbia përmes këtij drafti parasheh që Tirana dhe Shkupi zyrtar përveç tregtisë të kenë edhe bashkëpunim dhe “këmbim të informatave të klasifikuara nga autoritetet kufitare”, përfshirë këtu doganën.

Kryeministri Albin Kurti, vizitoi të martën Tiranën zyrtare dhe nga atje bëri thirrje për krijimin e një #Macro #Schengeni #Shqiptar.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se së pari duhet të bëhet #MiniSchengen e pastaj mund të flitet për propozimin e kryeministrit Kurti. (F.A.)/21Media 

Back to top button