Bën hapjen e Mujait të Frankofonisë

Bën hapjen e Mujait të Frankofonisë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Erza Muqolli e cila karrierën e saj po e zhvillon në Francë, do të mbajë koncert në muajin mars në Prishtinë në kuadër të Muajit të Frankofonisë. Këtë e ka bërë të ditur në programin e mëngjesit në RTV21 , Valon Ibra,  Atashe për Kulturë në ambasadën e Francës.

Ai ka thënë se këtë vit organizata e Frankofonisë shënon 50 vjetorin, andaj edhe festimet do të jenë më të veçanta e me shumë surpriza, përcjell portali rtv21.tv.

“Hapja do të bëhet me këngëtaren franko-kosovare është Erza Muqolli, e cila pra do të vijë këtu me datën 5 (mars). Frankofonia hapet me Erza Muqollin duke marrë parasysh suksesin e saj në Francë por gjithsesi pse jo ta promovojmë edhe në Kosovë.”, ka thënë ai.

Këngëtarja, Erza Muqolli, e cila ka mahnitur Francën e zëin e saj vitin e kaluar ka lansuar albumin e parë për të cilin ka bashkëpunuar me kompozitorin e njohur francez Vianney. Kënga e parë e këtij albumi është në gjuhën shqipe me vargjet e Naim Frashërit dhe titullohet “fillim”./21Media