Këngëtarja po merr shumë shpesh lule nga i dashuri i saj romantik e misterioz

Këngëtarja po merr shumë shpesh lule nga i dashuri i saj romantik e misterioz

Padyshim se njëra ndër femrat më të përfolura në estradë është këngëtarja Fjolla Morina, e cila vazhdimisht është pjesë e shtypit rozë.

Kohëve të fundit në rrjete sociale ajo ka ndarë imazhe të ndryshme në të cilat shihet se po pranon vazhdimisht lule nga një person, shkruan rtv21.tv

Ndonëse nuk e zbulon identitetin e tij, një person shumë i afërt me të ka treguar ekskluzivisht për portalin rtv21.tv se Fjolla është në lidhje dashurie.

“Deri tani lidhja po shkon mirë, por ende nuk ka diçka shumë serioze që mund të zbulohet”, ka thënë ky burim.

Ndryshe, Fjolla shumë shpejt po vjen me projekte të reja muzikore./21Media