Filmi holandez me rrëfim nga Kosova, fitues i ariut të kristalt për “Best short film”

Filmi holandez me rrëfim nga Kosova, fitues i ariut të kristalt për “Best short film”

Juria e Berlinales për kategorinë “Generation 14 plus” ka publikuar çmimet për filmat e shkurtër.

“Kiem Holijanda” filmi holandez me rrëfim nga Kosova, u shpall fitues i ariut të kristalt për “Best short film” në kategorinë “Generation 14 plus”, raporton rtv21.tv

Në këtë film të regjisores Sarah Veltmeyer interpretojnë aktorët kosovarë, Arbnesha Grabovci Nixha, Florist dhe Andi Bajgora.

“Ariu i kristaltë për Filmin më të mirë të Shkurtër, shkon për një film i cili na ka bërë përshtypje duke e vërë fokusin kryesor në lidhjen intime. Ne jemi falënderues që i kemi dhënë një shikim çdo ditë botës së dy karaktereve autentike. Filmi na bëri për vete me aftësinë për të komunikuar me emocione delikate dhe duke na dhënë njohuri për situatën e një shoqërie të një regjioni të humbur në të kaluarën”, thuhet në arsyetimin e jurisë për këtë çmim.

Nesër në kuadër të magazinës së pasdites “Bon Bon” në RTV21, do të keni mundësi t’i ndiqni intervistat ekskluzive të përgatitura nga gazetari, Abaz Krasniqi./21Media