Fotografi të veçanta të Diellzës gjatë shtatzanisë dhe me vajzën dy muajshe

Fotografi të veçanta të Diellzës gjatë shtatzanisë dhe me vajzën dy muajshe

Aktorja dhe modelja e njohur, Diellza Kolgeci dhe basketbollisti i njohur, Fisnik Rugova më 28 prill janë bërë prindër të vajzës, Helena Rela Rugovës.

Që nga lindja e vajzës, dyshja po publikojnë imazhe të ëmbla të së bijës, e cila iu ka dhënë epitetin më të bukur. E kur jemi te fotografitë, bukuroshja Kolgeci ka bërë disa fotografi të veçanta, që t’i ketë kujtim gjatë gjithë jetës.

Diellza ka realizuar imazhe të bukura gjatë shtatzanisë, një javë para se të lindte vajzën dhe dje, që bukuroshja e ëmbël i mbushi 2 muaj, shkruan rtv21.tv

E veshur me veshje të veçantë, duke mbajtur barkun e fryrë dhe në fotot tjera, në pozitën e njëjtë, por me të bijën në duar, Diellza duket tejet bukur në imazhet e realizuara nga fotografi Arton Humolli.

Përveç këtyre, Diellza Kolgeci ekskluzivisht për portalin rtv21.tv tregoi se vajza e saj, Helena Rela Rugova, qysh në muajin e parë të lindjes është bërë modele e pelenave “Pingo” të brendit zviceran.

“Helena qysh në muajin e parë (kemi bë marrëveshje) është modele e pelenave Pingo, brend zviceran”, tregoi Diellza për rtv21.tv

Për veshjen e Diellzës është përkujdesur Njomëza Luci, për flokët, Edona Mjekiqi, ndërsa grimin ia ka bërë Rrezarta Krasniqi.

Diellza Kolgeci përveç se është e njohur si modele, atë e kemi parë edhe në rolin e prezentueses, por edhe si këngëtare kur këndonte “S’jam më syri yt” dhe në filmin “Bjeshkët e nemuna”. Përveç këtyre, Diellza qe disa vite ka organizuar evenimentin tashmë tradicional, “Ballon shqiptaren”, së bashku me Afërdita Paçaradën./21Media