Gresa po martohet këtë muaj

Gresa po martohet këtë muaj

Në fillimet e karrierës së saj u bë e njohur si vajza e këngëtares së njohur, Shkurte Fejzës,  por falë punës ajo ka aritur që të krijojë identitetin e saj artistik. Bëhet fjalë për këngëtaren, Gresa Behluli e cila krahas karrierës së saj, arrin të jetë e rezervuar sa i përket jetës private. Mirëpo në një intervistë eksluzive për portalin rtv21.tv, Gresa ka shpalosur gjithçka sa i përket jetës jashtë skenës dhe mikrofonit, duke treguar se në këtë muaj  do t’i japë fund beqarisë.

Ashtu si e do rendi dhe tradita Gresa ka vendosur që para dasmës të organizojë kanagjegjin, për çka edhe gati i përfunduar përgatitjet.

“Me 27 është kanagjegji në Prizren, me 30 mars dasma ne Prishtine”, ka treguar eksluzivisht për rtv21.tv Gresa.

Këngëtarja ka vendosur që dasma e saj të jetë më shumë moderne kurse, kanagjegji do të jetë kombinim duke anuar më shumë kah tradicioanl pasi që sipas saj të ftuara do të jenë vetëm gra.

“Do të jetë dasmë më shumë moderne, edhe kanagjegji kombinim. Edhe pse vet kanagjegji si ide është ma shumë tradicional sepse është veç me gra”, ka thënë Gresa për portalin rtv21.tv.

Sa i përket të ftuarve në kanagjegj, Gresa eksluzivisht për portalin rtv21.tv ka treguar se në mesin e familjareve dhe shoqërisë do të jenë edhe koleget e nënës së saj, këngëtares Shkurte Fejza, të cilat do të kujdesen edhe për atmosferën e festës.

“Ka shume kolege te respektuar të mamit, po ashtu edhe te mijat meqenëse jam pjese e estradës qe 10 vite, te cilat janë te ftuar edhe do të këndojnë”, ka theksuar Gresa.

Gresa ka treguar edhe dëshirën që e ka për dasmën e saj, e ajo është që të këndojë nëna e saj,  këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza.

“Është dëshirë e imja qe me këndu edhe mami pasi qe këndon ne shume dasma te tjerëve pse jo edhe për çiken e vet.”, është shprehur eksluzivisht për portalin rtv21.tv Gresa duke qeshur.

Kujtojmë se, Gresa dhe Shkurta para disa vite së bashku i kënduan “ndarjes” së vajzës nga familja e saj. “Nëna dhe Bija” titullohet ky projekt, i cili ka një tekst emocionues dhe mjaft domethënës.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, këngëtarja përmes një postimi në Insatgram ka zbuluar pjesë të fustanit të nusërisë, të cilin do ta shohim në trupin e Gresës në fund të këtij muaji. /21Media