Adia: Nuk kam të bëjë me ndonjë parti politike

Adia: Nuk kam të bëjë me ndonjë parti politike

Pas lajmit se dje në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës kanë aderuar dy këngëtaret e njohura, Adelina Berisha dhe Aida Doci kjo e fundit e mohoi një gjë të tillë, shkruan rtv21.tv

Për portalin rtv21.tv, Aida ka thënë se ajo thjeshtë ka qenë e ftuar nga disa miq të brendshëm të AAK-së për të qenë pjesë dje në mbledhje, dhe se nuk e ka ndërmend  të merret ndonjëherë me politikë sepse ajo i përket botës së Artit.

Unë thjesht kam pasur ftese nga disa miq te brendshëm te Aak-s dhe e kam pranua ftesën me dëshirë te jem prezentë, por absolutisht nuk kam te beje me ndonjë parti politike dhe as qe mendoj te merrem ndonjëherë me politike sepse unë i përkas Artit dhe ashtu do mbetet gjithmonë“, ka thënë Aida.

Ndërkohë, mbrëmë këshilltari i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Erolld Belegu për portalin rtv21.tv ka konfirmuar “aderimin e tyre”.  /21Media