"Drama kosovare fitoi"

“Drama kosovare fitoi”

Filmi holandez me rrëfim nga Kosova, u shpall fitues i ariut të kristalt “Best short film” në kategorinë “Generation 14 plus”,

Portali rtv21. ka siguruar një fotografi të trofeut që u fitua në Berlinale.

Në këtë film të regjisores Sarah Veltmeyer interpretojnë aktorët kosovarë, Arbnesha Grabovci Nixha, Florist dhe Andi Bajgora.

Pas fitores së trofeut ka reaguar edhe aktorja, Arbnesha Grabovci -Nixha me anë të një fotografie të publikuar në Facebook.

“Ne e fituam ariun. Po e fituam. Drama kosovare fitoi”, ka shkruar aktorja sipër fotografisë.

Ndryshe, nesër në kuadër të magazinës së pasdites “Bon Bon” në RTV21, do të keni mundësi t’i ndiqni intervistat ekskluzive të përgatitura nga gazetari, Abaz Krasniqi./21Media