Eksperti amerikan i energjisë: Nuk duhet të hiqet dorë nga “Kosova e Re”

Motor i ekonomisë së Kosovës remitencat dhe investimet publike

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi i bëri thirrje qeverisë së re të Kosovës që të investojë në sektorin privat dhe të ketë strategji për rritjen e eksportit me qëllim të krijimit të një ekonomie afatgjate.

Rukiqi, në një konferencë për media, tha se Kosova vazhdon të ballafaqohet me papunësi të lartë, dhe mungesë të investimeve të huaja.

Sipas tij motor i ekonomisë së Kosovës vazhdojnë të jenë remitencat dhe investimet publike.

Kreu i OEK rekomandoi aftësimin e fuqisë punëtore përmes edukimit dual dhe përkrahjen e kompanive përmes standardizimit.

“Ende remitencat dhe investimet publike janë ata bartësit kryesorë ose motorët kryesorë të rritjes ekonomike, mirëpo kjo në afatgjate nuk është që do ta krijojë një qëndrueshmëri në raport me rritjen ekomomike. Nëse nuk kemi investime private nëse nuk kemi rritje të eksportit ne nuk mund të jemi gjithmonë shoqëri të varur nga remitencat dhe investimet publike. Prandaj domosdoshmërish kjo është thirrja për qeverinë e re që kur flasim për rritjen ekonomike para se me fol për shifra të flasin për substancës e rritjes ekonomike. Ne besojmë që sektori privat duhet të jetë bartës përmes investimeve private dhe përmes rritjes së eksportit”, tha Rukiqi.

I pari i OEK-ut rekomandoi që të vazhdohet reforma ekonomike dhe mos të ketë taksa të reja dhe as ngritje të tyre sepse kjo i godit sipas tij edhe ekonominë e brendshme por edhe ul mundësinë e investimeve të huaja në Kosovë.

“Ajo që është shumë me rëndësi është vazhdimi i çfarëdo reforme ekonomike që ka filluar, të kemi vazhdimësi të tyre, mos të kemi ndërprerje. Shumë me rendësi të mos kemi rritje të taksave, çfarëdo rritje të taksave nga çfarëdo lloj qeverie që vjen është goditje të themi për atraktivitetin e vendit çoftë për investitorët e brendshëm apo të huaj. Ne duhet ta mbajmë këtë politikës të taksave të ulëta të nxisim sa më shumë të rinj të hapin biznese, të fuqizojmë sa më shumë komponenten e grave”, theksoi ai.

Rukiqi tha se OEK është pro parimit të vendosjes së masave të reciprocitetit.

“Në parim jemi për një parim reciprocitetin në tregti atë që ma jep në treg, ta jap në treg, atë që nuk ma jep në treg nuk ta jap as unë, është ai parim i cili duhet të dominojë”, tha Rukiqi.
Duke folur rreth programit të partive që u proklamua gjatë kësaj fushate, Berat Rukiqi theksoi se partitë politike gjatë kësaj fushate zgjedhore nuk kanë ofruar ndonjë platformë se si duhet të arrihet deri tek një zhvillim i qëndrueshëm ekonomik.

Gjatë kësaj konference për media Oda Ekonomike e Kosovës njoftoi lidhur me krijimin e Bordit Këshillëdhënës brenda Odës me qëllim që të ofrimit të zgjidhjeve të problemeve ekonomike sidomos për edukim, energji, nxitje të investitorëve të huaj në Kosovë.
Drejtori i këtij bordi dhe eksperti amerikan i energjisë, Gary Dirks i cili tha se përmes ekspertizës së tij që kryesisht lidhet me energjinë do mundohet të ofrojë ide dhe zgjidhje për problemet ekonomike në vend.

Madje sipas tij ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” nuk duhet të hiqet nga tavolina për shkak të kushteve favorshme dhe nevojës për kapacitetet energjetike.

“ Jam shumë i bindur që Kosovës i duhet më shumë energji dhe i duhen më shumë kapacitete gjeneruese për energji elektrike, çmimi i energjisë elektrike ka rënë të ripërtërishmet një mundësi që mund të analizohet edhe investimet në solare për shkak se ka rënie të çmimeve dhe Kosova ka mundësi, ka kushte natyre. Duke e ditur që keni një termocentral tjetër i cili duhet të riparohet apo mbyllet ju keni rezerva të thëngjillit që nëse rangohet në Evropë janë të dytat.. […] Duke i pasur parasysh resurset Kosova nuk mund ta largojë termocentralin prej tavolinës nuk mund të heq dorë nga ai. Pra Kosova nuk mundet të largojë nga tavolina një projekt për ndërtim të termocentralit në kushtet që janë të favorshme”, theksoi Dirks.

Back to top button