Viktima ka pësuar lëndime trupore

Viktima ka pësuar lëndime trupore

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi që telefoni mobil që ishte i kyqur në rrymë ka “eksploduar”.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 02:40 në fshatin Petrovë të Shtimës.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore pasi që ishte duke e përdorur telefonin mobil që ishte i kyçur në rrymë dhe në një moment shkaktohet avari”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima është duke u trajtuar në emergjencë në Shtime dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është stabile./21Media