20 vjetori jubilar i themelimit

20 vjetori jubilar i themelimit

Policia e Kosovës edhe sot po vazhdojnë aktivitetet sportive në shenjë të shënimit të 20 vjetorit jubilar të themelimit të saj.

Historia 20 vjeçare e Policisë së Kosovës do të shpaloset në një ekspozitë e cila do të hapet në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Ekspozita “20 vjet me Policinë e Kosovës”  hapet të hënën, më 2 shtator, në ora 19:00 në Muzeun Kosovës, ndërsa organizohet për shënimin e 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës

Në këtë ekspozitë do të prezantohen fotografi, dokumente dhe uniformat që nga themelimi i Policisë së Kosovës e deri më tani. Ekspozita “20 vjet me Policinë e Kosovës” realizohet në kuadër të Javës së Policisë, për nder të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MKK-së.

Nga data 03 shtator deri me datë 06 shtator kur do të mbahet ceremonia kryesore, do të ketë aktivete në vazhdimësi, bazuar në agjendën në vijim:

•            Data 03 shtator  garat e vrapimit (kros) –vendi Mitrovicë, stadiumi  ‘Adem Jashari ‘

•             Data 03 Shtator  ora 11:00- 13:00 -Aktivitet Policore në Kryeqytet -Sheshi Zahir Pajaziti .

•             Data 04 shtator lojërat në pingpong , vendi Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë.

•             Data 04 Shtator –ora 08:00 – 16:00 – ‘Porta e Hapur’ (në të gjitha Stacionet Policor)

•             Data 05 Shtator ora 10:00 finalja në futboll – vendi Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë

•             Data 06 Shtator ora 10:00 – Ceremonia kryesore  vendi ‘White Garden Event’ –magjistralja Prishtine –Ferizaj ( km i 12-të).

Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 Shtator 1999. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtar të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij Shërbimi./21Media