Ekspozita e parë e artistit Sislej Xhafa në Kosovë

Ekspozita e parë e artistit Sislej Xhafa në Kosovë

Artisti i njohur ndërkombëtar Sislej Xhafa, pas punëve të tij të shumta të suksesshme anekënd botës, është rikthyer në vendlindje me një ekspozitë të veçantë. “Të dua pa e ditur” është titulli i kësaj ekspozite, e cila gjatë ditës së sotme u shoqërua me aktivitete përcjellëse duke filluar nga Peja, për të vazhduar në Kuvendin e Kosovës dhe do të përmbyllet sonte në Galerinë Kombëtare të Kosovës me hapjen e ekspozitës./21Media