Festivali vjetor i dritave

Festivali vjetor i dritave

Spektatorë të shumtë nga Rusia, por edhe nga vende të tjera të botës u argëtuan në atmosferën e magjishme të dritave, me imazhe 3D të cilat u panë në disa pika referimi në Saint Petersburg, përfshirë këtu pallatin e sheshit.

Në imazhet e kësaj ekspozite u përfshinë lule vigane, krijesa magjike dhe lisa të cilat u prezantuan kryesisht në muret e ndërtesës General Staff.

Sipas organizatorëve të ekspozitës, tema e sivjetme ishte ekologjia, shkruan rtv21.tv

Ekspozita u pagëzua “Kopshti Magjik”, dhe si edhe emri i saj, ajo bëri që vizitorët të zhyten në botën e mistikës, magjisë dhe artit të praktikimit të magjisë.

Qëllimi i organizimit të festivalit të dritave në Saint Petersburg ishte ofrimi i mundësive dashamirëve të zhvillimeve teknologjikë që t’i shohin arritjet në fushën e artit audio-vizual, performimim e tij, bashkëveprimin e instalacioneve, artin në publik e zhvillimet teknologjike të teatrove.

Festivali i parë i dritave në Saint Petersburg u mbajt në vitin 2016, dhe prej këtij viti organizohet edhe në disa vende të tjera të Rusisë./21Media